Kryeministri italian e quajti ‘diktator’, Erdogan reagon ashpër: Vrazhdësi totale! Je i emëruar, jo i zgjedhur

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk e ka toleruar cilësimin e kryeministrit italian, Mario Draghi si diktator duke iu kthyer ashpër.

Erdogan fillimisht ka dënuar gjuhën e Draghit duke theksuar se është pamaturi totale dhe mungesë edukate.

Po ashtu Erdogan i kujton Draghit se ai është kryeministër i emëruar dhe jo i zgjedhur nga populli.

Komentet e kryeministrit italian erdhën disa ditë më parë gjatë një gafe në takim, ku Erdogan dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michuel u ulën në vendet e tyre, por nuk kishte vend për Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen e cila u la mënjanë në kolltuk. Për këtë Draghi akuzoi drejtpërdrejt Erdoganin.

Pas marrëdhënieve Francë-Turqi, tashmë Erdogan paralajmëron një krisje të marrëdhënieve edhe me Italinë.

Të Fundit