Kryeministri i Izraelit falënderon aleatët, SHBA e para, Shqipëria e dyta – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Kryeministri i Izraelit falënderon aleatët, SHBA e para, Shqipëria e dyta


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka falenderuar shtetet që e kanë mbështetur në çështjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Në një postim në Twitter, Netanjahu radhit flamurët e shteteve ku shihet se i pari është flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i dyti është flamuri i Shqipërisë.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste” shkruan krahas simboleve kombëtare të shteteve.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli do të vazhdojë të hakmerret me forcë ndaj sulmeve raketore të Hamasit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *