Kryemadhi thirrje qytetarëve: Votoni për t’u afruar sa më pranë Evropës. Fitorja e LSI e pa tjetërsueshme!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pasi votimit, u ndal në një prononcim për mediat.

Para gazetarëve, Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime për t’u afruar sipas saj më pranë Evropës. Ndër të tjera, Kryemadhi theksoi se fitorja e LSI do të jetë e pa tjetërsueshme.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të drejtohen drejt Qendrave të Votimit, të qetë, të bindur, të realizojnë nëpërmjet votës, vullnetin e tyre. Vota e qytetarëve është një votë e fshehtë, që për hir të së vërtetës do të japin mundësi dhe të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve që përmes verdiktit të tyre, të afrohemi më shumë drejt Evropës. I uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos atyre të LSI. Jam i bindur që fitorja do të jetë e pa tjetërsueshme për LSI”, u shpreh Kryemadhi.

Të Fundit