Kryemadhi: Në Vienë kam bërë kistin në kokë, kur më doli narkoza m’u shfaq në ëndërr Sali Berisha

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave për shpenzimin e shumave të mëdha të parave për ndërhyrje estetike, duke i quajtur si të pabesueshme dhe qesharake.

Kryemadhi tha se ka kryer ndërhyrje në San Marino dhe Vienë për kistin në kokë dhe të gjtha i ka deklaruar në ILKDP-i.

Në një deklaratë per media, Kryemadhi zbuloi dhe një episod të pazakontë, duke thënë se teksa po i dilte narkoza nga operacioni, iu shfaq në ëndërr Sali Berisha.

“Kam bërë edhe një cist në kokë madje kur më ka dalë narkoza, i kam thënë edhe Ilirit, më ka dalë në ëndërr Sali Berisha. Janë të gjitha të deklaruara te ILKDPI-ja. Por është teoria shpif dhe bëj me baltë se diçka do të mbetet. Për pastrim parash hetohet vajza ime e vogël, me akuzën e ËC-së së Edi Ramës që ëshët Halit Valteri. Unë do kërkoj të hetohet për vëllain e Edi Ramës, gruan e Edi Ramës. Nënën e Erion Veliajt, gruan e Veliajt…”, deklaroi Kryemadhi.

Të Fundit