Kryebashkiakja Sako: Durrësi është vizituar nga mbi 1 milion turistë këtë vit – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Kryebashkiakja Sako: Durrësi është vizituar nga mbi 1 milion turistë këtë vit

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, thotë se këtë vit qyteti bregdetar është vizituar nga mbi 1 milion turistë.

Gjatë fjalës së saj në konferencën për bilancin e sezonit turistik veror, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Sako u shpreh se Durrësi është ende në sezon turistik.

Sipas saj, shumica e hoteleve në vijën e parë bregdetare janë prenotuar deri në mesin e muajit tetor.

“Mund të themi që Durrësi është ende në një sezon turistik, sepse shumica e hoteleve që ndodhen në vijën e parë të bregdetit kanë prenotimet e tyre 100%, deri në datën 15 tetor. Është një destinacion tërheqës për turistët, jo vetëm nga rajoni, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por çdo vit vjen në rritje numri i vizitorëve nga Italia dhe Austria.

Të dhënat që kemi këtë vit nuk janë ende të përfunduara, pasi ndodhemi ende në sezon turistik. Por Durrësi këtë vit ka kaluar mbi 1 milion turistë, të cilët kanë zgjedhur një afat 5-7 ditor për qëndrimin e tyre familjar”, theksoi ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *