E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Kriza energjetike, Rama: Urojmë për më shumë shi, do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama u ndal tek inflacioni i shkaktuar nga lufta, ndërsa tha se qeveria ka marrë çdo masë të nevojshme.

Ndër të tjera, kryeministri uroi të ketë sa më shumë reshje shiu, pasi janë të nevojshme për të prodhuar energji.

Rama: Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh. Europa, ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke, që vjen nga një agression në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë, veç bombave dhe krimeve, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë, por patjetër në Europë dhe në Shqipëri

Është një inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës të një diktatori si Vladimir Putini, por nga ana tjetër edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon qeverisë që të bëjë gjithçka për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe mbi shpatullat e familjeve. Për këtë arsye kemi bërë gjithçka që kemi mundur. Jemi duke finalizuar buxhetin e viti të ardhshëm që është dyfishi i buxhtetit 2013.

Urojmë që të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi jemi ende shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje shiu, kemi më pak nevojë për të dalë në import, por gjithsesi do vazhdojmë të dalim sepse nuk prodhojmë sa për të përmbushur të gjitha nevojat. Jemi besimplot që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑