Në redaksinë e “Stop” një ish-punonjëse e subjektit “Saranda Al”, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri, tregon, se gjithcka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Ajo shpjegon, se mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.
Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.Po kështu kackavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet e grihet për t’u rihedhur në treg nga “Saranda Al”.“Stop” ka hyrë brenda ambienteve të magazinave të “Saranda Al”, duke faktuar krimin, që bëhet cdo ditë me shëndetin tonë.