Krimet serbe në Kosovë, Kurti: Po bëjmë përgatitje ‘gjigante’ për kallëzimin për gjenocid

Qeveria e Kosovës po përgatitet për të kallëzuar për gjenocid Serbinë. Kjo është deklaruar nga kryeministri Albin Kurtin gjatë prezantimit të programit të qeverisë

“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë tonë, që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilën dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se “përgatitjet janë gjigante, sepse një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”.

Pa i përket dialogut me Serbinë, Qeveria e Kosovës tha Kurti do të bëjë përgatitjet e duhura për bisedimet e ardhshme, që pritet të rifillojnë gjatë muajit qershor. Për këtë çështje Kurti ka paralajmëruar dhe koordinim me opozitën.

Të Fundit