E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Kreu opozitës greke i jep fund beqarisë! Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij martohen në një festë private

Lideri i SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis, është martuar ditën e sotme me partnerin e tij Tyler Macbeth, në një ceremoni private në tarracën e Kopshtit Botanik të Chania, në Greqi.

Sipas mediave greke, ceremonia është zhvilluar rreth orës 18:00 të së premtes, ku çifti ka mbërritur në vendin e ceremonisë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të ftuarit e tyre kishin nisur të vinin pak më herët.

Stefanos Kasselakis dhe Tyler Macbeth janë futur në ambientet e ceremonisë me një makinë private, me synimin për të shmangur kamerat, ndërsa pranë zonës janë parë edhe patrulla policie për të siguruar privatësinë e momenteve personale të çiftit.

Sipas mediave lokale, është aktivizuar edhe një sistem anti-drone në mënyrë që çdo dron në distancë të afërt të mos mund të fluturojë dhe të regjistrojë video nga lart. Në të njëjtën kohë, ata u kërkuan të ftuarve që të dorëzonin celularët para fillimit të festës së dasmës

Ceremonia e shkurtër u pasua me një pritje për 130 të ftuarit e çiftit. Të ftuarit shijuan krijimet nga kuzhina e Kopshtit Botanik me shije dhe pjata lokale të bazuara në prodhimet vendase, limonadë bimore të bërë në shtëpi si dhe një koktej me bazë xhin grek.

Përgatitjet për ceremoninë sipas Protothema nisën ditën e mërkurë, më 28 gusht. Megjithatë, festimet për ditën e sotme nuk ndalen me kaq, pasi në mbrëmje çifti ka organizuar një festë në një vilë private në Chania.

E vendosur në një pronë private, në fillim të Akrotirit në Chania, vila ofron privatësinë dhe luksin e kërkuar për të organizuar festën që do të “mbyllte” festat e dasmës së çiftit, ku sigurisht që vetëm 130 të ftuarit e çiftit do të kenë akses në këtë festë private.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑