Kreu i SPAK: Krimi shqiptar i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se krimi shqiptar është i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai.

Në konferencën më Drejtorinë Kombëtare italiane Antimafia dhe kundër Terrorizmit, Kraja nënvizoi se  me këtë shtet kanë 18 skuadra të përbashkëta hetimore.

“Ne duhet të flasim me punë konkrete, duhet të themi çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër. E menduam takimin ndryshe që të ftojmë studentë të drejtësisë, kandidatë për prokurorë, që ti japim mundësi që të flasin edhe ata. Me rëndësi është që të shohim se çfarë duhet të diskutojmë”, u shpreh ai.

Kraja përfundon mandatin në dhjetor, ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.

3 janë kandidaturat për kreun e ri të SPAK. Pas Adnan Xholit, edhe prokurorët Edvin Kondili dhe Altin Dumani zyrtarizuan kandidimin për këtë post.

Të Fundit