Kreu i SPAK jep lajmin: Kemi në hetim 40 çështje për krimet zgjedhore – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Kreu i SPAK jep lajmin: Kemi në hetim 40 çështje për krimet zgjedhore

Kreu i SPAK, Artan Kraja ka deklaruar për mediat se në hetim janë 40 çështje për krime zgjedhore. Këtë, z. Kraja e bëri të ditur gjatë një komenti për mediat në aktivitetin e mbajtur me rastin e “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”.

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme të kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit tha se janë vlerësuar të gjitha denoncimet ndërsa për çështjen e “patronazhistëve” foli për ngecje.

“Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kanë filluar 40 çështje për krimet zgjedhore. Për database, jemi duke hetuar, ka pasur një problematik me kompaninë që nuk na i ka dhënë”, deklaroi z. Kraja.

Kreu i SPAK foli edhe për sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve duke deklaruar se “për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen”.

Dy ditë më parë. Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se është duke hetuar 38 procedime ndërsa 50 të tjera janë ende në verifikim, ku po ndoqën penalisht 10 persona për vepra të ndryshime që lidhen me zgjedhjet, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *