Kreshnik Spahiu: Tirana nuk plotëson asnjë standard për të qenë kryeqytet i Shqipërisë

Juristi, Kreshnik Spahiu thotë se Tirana nuk plotëson asnjë standard për të qenë kryeqytet i Shqipërisë.

Spahiu u shpreh se ndoshta një ditë, klasa politike do jetë e detyuar të vendosë në agjendë, debatin nëse ky qytet duhet të jetë më kryeqytet apo jo.

Sipas tij, Tirana është dëmtuar aq shumë, saqë nuk zhbëhet as me konfiskime dhe as me sekuestrime.

“Nëse një ditë do kthehem përsëri në Shqipëri, do ishte qyteti i fundit që do zgjidhja për të jetuar. Tirana sot është qytet i pabanueshëm. Çdokush që ka pasur mundësinë që të jetojë në Perëndim, e kupton fare qartë se Tirana nuk plotëson asnjë standard për të qenë kryeqytet i Shqipërisë.

Një ditë, shqiptarët dhe klasa politike do jenë të detyruar të vendosin në agjendë, debatin nëse ky qytet duhet të jetë më kryeqytet i Shqipërisë apo jo. Për mua, Tirana është dëmtuar aq shumë, saqë nuk zhbëhe më, as me konfiskime, as me sekuestrime”, theksoi ai./EuronewsAlbania

Të Fundit