Krah bashkëshortes, Berisha uron Ditën e Verës: Ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Krah bashkëshortes, Berisha uron Ditën e Verës: Ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët

Me një foto krah bashkëshortes, Liri Berisha, kryedemokrati Sali Berisha ju ka uruar të gjithëve Ditën e Verës.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i PD-së, Berisha shkruan se kjo është festa e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të edhe njeriut. Kryedemokrati Berisha uron një ndryshim të mirë për të mirë për të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast, Berisha fton qytetarët që ta ndjekin në orën 11:00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan.

“Gëzuar nga zemra Ditën e Verës miq! Festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut. Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët! Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11:00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan”, ka shkruar kryedemokrati Berisha në Facebook.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *