Kosovari arrestohet e i bllokohet makina/ Interpoli e nxjerr pa probleme!

Eranda Ramadani, motra e Labinot Ramadanit, tregon sesi vëllai i saj u arrestua në pikën doganore të Morinit në 27 korrik 2020, ndërsa iu bllokua mjeti lamborghini, me pretendimin, se ishte i vjedhur. Eranda flet për sjellje jo normale nga ana e policisë kufitare, në raport me gruan dhe fëmijët e të vëllait. Zonja Ramadani shpjegon, se makina nuk është e vjedhur dhe ka dokumenta të rregullt. Madje vëllai i saj ka 3 vjet, që vjet me këtë automjet në Shqipëri.

Stop investigon mbi këtë rast dhe mëson nga punonjësit e policisë së Morinit, se për makinën kishte një njoftim nga Interpol Roma, por pas verifikimit rezultoi, se bëhej fjalë për një lapsus.Këtë saktësim Dogana Morinë ia ka përcjellëe në 4 gusht, prokurores së cështjes në Kukës, Farie Vata, e cila kishte regjistruar veprën penale ndaj Labinot Ramadanit, duke e arrestuar këtë të fundit.E megjithëse ka informacionin e nevojshëm Farie Vata, mban prej tre javësh Labinotin të arrestuar dhe makinën e tij të bllokuar.

Në daten 21 gusht, kur u mbajt seanca gjyqësore për cështjen e Labinot Ramadanit, prokurorja mungoi, pa një justifikim zyrtar. Pas interesimit të “Stop” u caktua me urgjencë një seance pas 3 ditësh dhe gjykata liroi Labinotin nga burgu, por sërish prokuroria mban peng makinën Lamborghini, duke mos ia kthyer të zotit. Labinot Ramadani, i sapodalë nga paraburgimi i policisë Kukës, thotë, se gjithcka është bërë për t’i marrë lekë. Por ai deklaron, se do ta cojë cështjen në Gjykatën e Strasburgut.

Të Fundit