Kosova refuzon vaksinat kineze ofruar nga Rama: Nuk njihen nga EMA

Kosova ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për të vaskinuar mësuesit me vaksinën kineze “Sinovac”.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij Vitia është shprehur se në Shqipëri kanë mbaruar vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, e për këtë arsye Kosova s’ka pranuar të vaksinojë mësuesit me vaskinën kineze.

‘Dozat e vaksinave ‘AstraZeneca’ dhe ‘Pfizer’ janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me ‘Sinovac’, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi.

Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën’, ka thënë Vitia.

Ndër të tjera Vitia ka thënë se janë duke pritur ardhjen e 76 mijë vaksinave nga programi COVAX, gjithashtu edhe ndihmat nga Komisioni Evropian, si dhe zbuloi se kanë marrë konfirmim edhe nga disa kompani të tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovës.

Të Fundit