Korçë/ Punonjësit e zjarrëfikësve nuk marrin orë jashtë pune, festa e fundjava – Stop – 31 Mars 2021

Punonjësit e MZSH Korcë, tregojnë, se kanë kërkuar sipas një VKM-je, që t’u paguhen orët e natës, ditët e festave dhe ditët e fundjavës. Ata thonë, se në fillim në listë- prezenca u shkruhej 8 orë shërbimi, ndërkohë që ishte 24 orë, e në këtë mënyrë, të mos kërkonin dot paratë, që u takonin. Pasi nuk gjetën zgjidhje në drejtori dhe në bashki, punonjësit zjarrëfikës iu drejtuan gjykatës. Padia u pranua pjesërisht.Drejtuesi i MZSH-Korcë, thotë se në këtë strukturë nuk aplikohet kodi i punës, por një ligj i vecantë, por dhe ky ligj i vecantë ia njeh 24 orëshin punonjësve si shërbim dhe ditët e festave dhe fundjavë si ditë normale. Kreu i sindikatës thotë, se duhet të zbatohet Kodi i Punës, për mënyrën, sesi paguhet punonjësi. Ai shpjegon, se punonjësve të policisë dhe FNSH-së u pguhet këto shtesa dhe bëhet fjalë për punonjës në të njejtat kushte.Punonjësit e zjarrëfikësve nuk kanë kontrata pune dhe kjo është e padrejtë.

Të Fundit