Kontrollet e SPAK, reagon Ahmetaj: Raprezalja e radhës në familjen time

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në lidhje me kontrollet e realizuara nga BKH dhe SPAK në banesën e tij e të bashkëjetueses së tij, mëngjesin e kësaj të marte.

Ahmetaj i cilësoi kontrollet si raprezaljen e radhës në familjen e tij, ku dhe të moshuarve u janë sekuestruar telefonat.

Ish-zv. kryeministri iu përgjigj dhe deklaratave të gazetarit Poli Hoxha, i cili tha se hetuesit e SPAK në bashkëpunim me agjentët e FBI që ndodhen në Tiranë, kanë zbuluar tre transferta të mëdha që janë bërë nga bankat shqiptare drejt një llogarie të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj në Zvicër.

Arben Ahmetaj tha se shifrat dhe transfertat janë imagjinare dhe jo të vërteta.

“Sot u bë reprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve”,-shkruan Arben Ahmetaj.

Të Fundit