Byroja Kombëtare e Hetimit bastis në shtëpinë e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka firmosur një urdhër kontrolli për shtëpinë e Erjola Hoxhës në Hamallaj, në bregdetin e Durrësit, gruas me të cilën bashkëjeton ish-deputeti i PS Arben Ahmetaj.

Shtëpia rezulton në emrin e babait të saj.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë të pajisur tashmë me lejen nga Kuvendi për të ushtruar kontroll personal dhe kontroll banese ndaj Ahmetajt, i cili është larguar jashtë shtetit pas njoftimeve se do të arrestohej.

Të Fundit