Kongresi i Përmetit/ “ Vendi ka qenë i mbytur zhytur ”, komunistët kujtojnë diktatorin: Enver Hoxha ishte drita e diellit për gjithë vendin

PËRMET

Është përkujtuar Kongresi i Përmetit, i mbajtur më datë 24 maj 1944.

Në kujtim të dëshmorëve, i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Moisiu vendosi lule në shtatoren e një dëshmori të Atdheut.

Edhe këtë vit, si herët e tjera, komunistët janë shfaqur me fotografi të Enverit, duke glorifikuar figurën e tij.

“Ky ka qenë drita e diellit për të gjithë Shqipërinë. Vendi ka qenë i mbytur zhytur dhe i , nuk dinte që të shkruante e as të lexonte. Shqipëria ishte me malarie, me zgjebje e kolere.

Ky qe ai burrë, që hoqi të gjitha dhe e bëri Shqipërinë lule. E bëri lule si gjithë Përmeti, që i thonë qyteti i luleve. Trëndafil bëri gjithë Shqipërinë. Lavdi. Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë, rrofshin dëshmorët e vendit. Rroftë 24 maji”, u shpreh një nga të moshuarit.

Të Fundit