Konflikti/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrohet – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Konflikti/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Konflikti mes Izraelit dhe grupit palestinez “Hamas”, është përshkallëzuar duke u rritur dita ditës edhe numri i viktimave dhe të plagosurve.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale thuhet se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e “Hamasit”. Ndërsa më tej Ministria e Jashtme e Kosovës apelon për zgjidhje paqësore të konfliktit.

“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *