Një konflikt ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tiranë, ku disa persona kanë dhunuar një punonjës policie dhe një person tjetër që ndodhej bashkë me të. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, efektivi i policisë dhe i vëllai janë dëmtuar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se gjatë konfliktit, policit i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Ndërhohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë.