E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Lajme

Komiteti i Ekspertëve vendos: Masat e vendosura 2 javë më parë kanë dhënë efekt, mbeten në fuqi

Ora policore në vendin tonë në kuadër të masave anti-covid, që nis nga 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit do të jetë ende në fuqi.

Ky lajm u bë i ditur nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Sipas saj ndonëse situata vijon të jetë delikate, shifrat tregojnë se situata është e qëndrueshme.

“Masat të cilat u propozuan para dy javësh kanë filluar ta japin efektin e tyre, ndaj mbetemi aty, duke i vlerësuar më ngushtësisht në kohëra më të ngushta efikasitetin e kësaj tendence ulje. Pra po e përsëris masat që vazhdojnë të ngelen në fuqi, janë ato të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06:00. Shkollat e mesme në ato vende të cilat u përcaktuan në 2 javëshin më përpara do të vijojë online. Dhe universitetet do të vijojnë online, përveç provimeve të kombinuara. Fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të mbeten të pezulluara. Thirrje qytetarëve, situata është delikate, duke qenë optimistë për këtë tendencë të lehtë uljeje të vazhdojmë të respektojmë masat dhe rregullat e higjienës”, tha Rakacolli.

Ajo tha se thirrjen për respektimin e masave anti-covid ia drejton sidomos të rinjve. “Komuniteti i të rinjve po preket në forma të rënda. Në repartet e kujdesit intensiv kemi të shtruar persona në moshë të re”, deklaroi Rakacolli.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑