E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja: Studentët kthehen në auditore! Hiqet karantina 14 ditore për…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se ka një rënie të ndjeshme të shifrave të koronavirusit.

“Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave, si dhe një numër të ulët të shtrimeve në spitalet Covid. Vijojmë të kemi një incidencë të ulët, me 26.6 raste për 100 mijë banorë. Kemi një rënie të pozitivitetit total dhe numri i pacientëve të shtruar është ulur në 116 të shtruar, krahasuar me javën e mëparshme. Indikatorë të tillë na sjellin në vmënedje situatën e një viti më parë, ku me masa të forta dhe izolim tërësor patëm një situatë shumë të kontrolluar. Ndërkaq, në këtë vit ja kemi dalë që falë strategjisë sonë dhe masave, që kanë pasur ndikim të padiskutueshëm për gjendjen ku ndodhemi sot. E kemi bërë këtë falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të qytetarëve. Po vijojmë me fushatën e vaksinimit masiv. Janë rreth 100 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e vaksinimit. Ndërkohë që vijon me ritme të larta vaksinimi. Jemi treguar shumë të kujdesshëm sa i përket masave dhe lirimit të masave. Do vijojmë të jemi po aq të kujdesshëm edhe në këtë moment, kur situata konsiderohet e kontrolluar. Nisur nga situata epidemiologjike në vend, Komitet ka pasur sot një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Ka bërë një rivlerësim të situatës në Greqi e Maqedoninë e Veriut, ku në dy javët e fundit vihet re një tendencë e uljes së infektimeve, ndaj dhe ka heqjen e masës së karantinës 14-ditore me këto dy vende. Gjithashtu do të lejohet hapja e auditorëve vetëm për procesin e konsultimeve dhe provimeve”, tha Manastirliu.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑