Kobra helmuese e arratisur nga kopshti zoologjik rikthehet vetë në shtëpi

Stokholmi ka një gjë më pak për t’u frikësuar për këtë Halloween.

Pasi një kobër mbret helmuese 2.2 metra, e quajtur Sir Vass (Sir Hiss) u arratis nga shtëpia e saj në një kopsht zoologjik suedez një javë më parë, gjarpri është kthyer vetë në shtëpi.

“Houdini, siç e quajtëm ne, është zvarritur përsëri në terrariumin e tij”, i tha CEO Jonas Wahlstrom i Skansen Aquarium për transmetuesin publik suedez SVT, shkruan Euronews.

Gjarpri vdekjeprurës u arratis më 22 tetor nëpërmjet një llambe në tavanin prej xhami në akuarium, pjesë e kopshtit zoologjik në muzeun e hapur Skansen dhe parkun në ishullin Djurgarden të Stokholmit.

Rezultatet e një kërkimi intensiv me aparate me rreze X, tregonin se “Houdini” u vendos javën e kaluar në një hapësirë ​​të mbyllur pranë terrariumit në izolimin midis dy mureve.

Në muret ku fshihej gjarpri u hapën vrima, por kobra arriti të zhdukej nga pamja e kamerave me rreze X.

Dhe tani, ai ka rrëshqitur në shtëpi, duke hequr dorë nga liria për t’u kthyer në terrariumin e saj.

Të Fundit