Klan News: Gëlltiti qesen me kokainë, 32-vjeçari humbi jetën nga mbidoza

Lear Kurti, 32-vjeçari i cili gjeti vdekjen gjatë natës pas shoqërimit nga policia në Tiranë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së kokainës.

Burime për Klan News bëjnë të ditur se në stomakun e të riut është gjetur një përmbajtje plastike, ku dyshohet se kishte lëndë narkotike, kokainë.

Dyshohet se qesen e kokainës ai e ka gëlltitur për të mos ia kapur policia. /tvklan.al

Të Fundit