Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori i njohur.

Një lajm i trishtë ka përfshirë kinematografinë amerikane, mëngjesin e sotëm. Aktori i njohur i filmit të famshëm “Home Alone”, Rip Taylor ka ndërruar jetë.Ai ndërroi jetë në një spital në Los Angeles, në moshën 88-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat publicisti i tij Harlan Boll, nëpërmjet një deklarate për mediat.

Ai tregoi se Rip prej më shumë se 1 jave nuk ishte mirë dhe pati disa komplikacione, që i shkaktuan edhe vdekjen.

Rip Taylor ka një karrierë të gjatë në aktrim, por filmi i cili i dha më shumë famë është ai i “Home Alone”.

Të Fundit