Kim takon Rrumbullakun: Të garantohet proces i sigurt zgjedhor

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkuar në Drejtorinë e Policisë ditën e sotme, ku është takuar me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Siç njofton ambasada ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.

Të Fundit