Kërkesë online, për t’u vaksinuar kundër Covid-19 nis aplikimi në e-Albania

Qytetarët tashmë mund të bëjnë kërkesë online për t’u vaksinuar kundër COVID-19, në platformën online e-Albania.

Lajmi është dhënë nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Teksa ka publikuar procedurën online, që zgjat vetëm pak sekonda, Karçanaj bën me dije se qytetarët më pas do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit.

Erdhi momenti që aq shumë kemi pritur dhe për të cilin kemi punuar fort. Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj Covid 19.

Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit.

E-Albania është krijuar për të lehtësuar jetët e gjithkujt dhe ky shërbim, në këtë moment, është lehtësia më e madhe për këdo!”, shkruan Linda Karçanaj.

Të Fundit