E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Kërkesat për azil, Rama:Na thonë ndalojini, si mund të vëmë ne rregull në kanalin anglez

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një prej paneleve të Kongresit të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë në Berlin, është ndalur edhe te emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në Britani.

Ai tha s ka patur kërkesa nga qevria britanike që këta persona të ndalohen, ndërsa shtoi se nuk është e mundur që qeveria shqiptare të vendosë rregull në kanalin anglez.

“Dua të ndaj këtu edhe anën tjetër të historisë që ka të bëjë me njerëzit që kërkojnë azil, të rinjtë që kërkojnë azil së fundmi në Britani.

Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di.

Ajo çfarë di është që nëqoftëse nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit, dhe nëqoftëse vazhdojmë të flasim për Europën demokratike, për vijën e përbashkët të demokracive kundër autokracive e kështu me radhë dhe pastaj të na mungojnë veprat kur vjen fjala për të vepruar së bashku, jo vetëm sa i takon solidaritetit, por edhe për objektivat e përbashkëta dhe në një kuptim të përbashkët, ne do të humbim shumë, sepse ka një avantazh të madh me të cilin përballen demokracitë kur luftojnë autokracitë e jo më kur bëjnë një luftë.

Kufiri i dhembjes së personave që jetojnë në diktaturë dhe në regjime mizore është shumë më i lartë sesa kufiri i dhembjes së njerëzve që jetojnë në demokraci”, tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑