Këlliçi: Veliaj nuk më tremb fare, është kandidati më i dobët

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi i ftuar në “Milori Live” ka treguar se cilat janë disa nga asetet e tij që e bëjnë të jetë i pozicionuar në garën e primareve brenda PD-së për kandidat si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Deputeti i PD-së Këlliçi ka thënë se nuk e tremb fare që ka përballë Erion Veliaj dhe për të është kandidati më i dobët.

Belind Këlliçi: Me Alibeaj nuk kam pasur kontakt, por ditën e sotëm kam pasur kontakt me 4 deputetë që nuk janë pjesë e lidershipit të Berishës, por dhjetra demokratë njëzëri më kanë thënë që kanë vendosurtë jenë pasivë por më kanë thënë “ç’na bëre që na detyrove të futemi në këtë rrugëtim”. Ndjej një vendosmëri të demokratëve për të bërë një betejë reale. Kam marrë 11 mijë e 600 vota në Tiranë dhe këtë nuk e kam marrë as me para dhe as nuk kam blerë vota. I kam marrë për shkak të komunikimit me njerëzit. Ia kam dalë të marrë një rezultat spektakolar, kam marrë rezultatin më të mirë të PD-së në 30 vite. Këto janë asetet e mia që më bëjnë të jem i pozicionuar në këtë garë brenda partisë. Do të jetë një udhëtim shumë interesant. Për demokaratët dhe Tiranën ia vlen gjithçka.

Ke përballë Erion Veliajn…

Belind Këlliçi: As më tremb fare dhe e gjykoj se është kandidati më i dobët.

Gjatë bisedës në studio, deputeti i PD-së Këlliçi ka dhënë detaje në lidhje me protestën e 12 Nëntorit që është thirrur nga opozita.

Belind Këlliçi: Pritet të jetë një protestë shumë e madhe, por skenarin akoma nuk e kemi vendosur. Dihet se kur fillon por nuk dihet se kur mbaron kjo protestë. 12-ta nuk do të jetë një protestë e zakonshme, se cili është skenari këtë nuk ju them dot sot. Do të jenë periudha mjaft të ngarkuara dhe të ndezuara. 12-ta do ta kalojë dhe 7 Korrikun dhe më skeptiku nuk e mendonte se PD do të realizonte atë lloj proteste.

Të Fundit