”Ke shkuar gabimisht në kampionat”, kampioni i hedhjes së gjyles 2 vite pa marrë paratë!

Jemi në Durrës për problemin e zotit Azgan Zeka, kampion në disiplinën e hedhjes së gjyles në vitin 2021 dhe 2022. Po ai nuk është paguar, për atë, që i takon, kur duhet të marrë 625 mijë lekë të vjetra në muaj.Ne takuam trajnerin e tij, Emin Kosturi, i cili fajin për pagesat ia kalon bashkisë së Durrësit.Drejtuesi i klubit të Teutës, Kreshnik Leka, nxjerr pretendimin, se trajneri Kosturi i ka thënë, se Azgani do largohet nga klubi i Teutës. Ai thotë, se do ta paguajë, por për pjesën e prapambetur të parave nuk bën dot gjë.

Për problemin e mospagesës së Azgan Zekës, kampion në hedhje gjyleje, ne ballafaqojmë shefin e klubit Teuta, Kreshnik Leka dhe trajnerin e tij, Emin Kosturi. Ata sërish dhanë versione të ndryshme për kërkesën e sportistit për t’u larguar nga klubi.Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, shpjegon, se përderisa Azgani ka bërë garë me Teutën, do thotë, që ka qenë sportist i rregullt me Teutën. Pra atij i takojnë paratë.Pas ndërhyrjes dhe këmbënguljes së gazetares së “Stop”, Azgan Zeka mori edhe shumën e prapambetur.

Të Fundit