Kapet pëllumbi “shpërndarës”: ja si e fuste drogën në burg

Rojet e burgut Abbotsford në British Columbia, Kanada, kapën një pëllumb “transportues” në oborrin e burgut, i cili kishte 30 gram met kristal të lidhur si një “çantë shpine” në shpinë. Në burgun kanadez ndodhen 500 të burgosur dhe rojet nuk kanë mundur të kuptojnë se kush e kishte organizuar trafikun “me rrugë ajrore”.

Megjithëse kafshët shfrytëzohen shumë shpesh nga kriminelët në të gjithë botën, kjo është hera e parë që kapet një pëllumb i përdorur për kontrabandë droge: siç raportohet nga mediat, gati një shekull më parë flitej për një pëllumb me kapsula, mbushur me kokainë të lidhur në putrat që kalonte nga Meksika në Teksas, dhe në dekadat në vijim praktika vazhdoi, nga Amerika e Veriut në Evropë në Azi.

Pëllumbi udhëtar është një prej pëllumbave shtëpiakë, i zgjedhur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme orientuese, të cilat i mundësojnë të gjejë rrugën e duhur për t’u kthyer në shtëpi. Ai orientohet falë magnetoreceptimit, pra aftësisë për t’u orientuar duke perceptuar magnetizmin tokësor, një veti e zakonshme për zogjtë shtegtarë. Me pak fjalë, një busull e vërtetë e brendshme që lejon zogjtë të mos humbasin drejtimin e duhur. Edhe gjatë fluturimeve të natës dhe qiellit me re, të cilat bllokojnë pamjen e hënës ose yjeve.

Të Fundit