Kapet me 97 kg hashash, gjyqtari: Firma t’i japi rrogën dhe pse në burg!

Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop”, se në vitin 2018 shoferi i tij i autobusit, që bënte rrugën Shqipëri-Greqi, kapet me dy thasë me lëndë narkotike kanabis sativa. Pasi situata u sqarua, Shpëtimi nisi një proces për kthimin e mjetit në Shqipëri dhe pas dy vjetësh ia doli, që autobusi të kthehej në firmën e tij të transportit.Pas këtij hapi, shoqëria “Ahmeti” hapi një proces civil, ku i kërkonte shoferit Fatjon Osmani dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar. Procesi u zvarrit për tre vjet në Sarandë dhe gjyqtari Alban Velcani pushoi cështjen me procedura të paligjshme.Në këtë kohë shofëri i dënuar për drogë, Fatjon Osmani,hapi një proces civil, ku kërkonte pagën për kohën, që ishte në burg, me pretendimin, se pronari nuk e kishte njoftuar për shkëputjen e kontratës.Gjyqtari Shkëlzen Licaj, cudërisht i dha të drejtë trafikantit, që të paguhej nga shoqëria, ku punonte për kohën e burgut. Jo vetëm kaq, po gjyqtari nuk e zbardhi vendimin për një vit e gjysmë.

Të Fundit