“Falë jush e kam lejen e qarkullimit” denocuesi zgjidh hallin, falenderon Stop

Në 13 prill transmetuam problemin e një të riu në Tiranë i cili tregoi, se në 4 prill 2023 i kishin marrë lejen e qarkullimit në orët e parë të mëngjesit. Sipas policisë, i riu nuk kishte ndaluar në afërsi të Zogut të Zi. Ndërkohë djali dëshmoi, se ka qenë në zonën e bllokut që në orën 22 të mbrëmjes të 3 prillit dhe në orën 00.50 e kishte parkuar makinën në një parkim privat në zonën e ish-bllokut. “Stop” siguroi pamjet filmike nga subjekti privat, që tregonin, se makina kishte qenë aty në kohën, kur ka marrë gjobë, heqje leje qarkullimi dhe 6 muaj pezullim patente.Pas transmetimit tonë, i riu na njofton, se iu kthye leja e qarkullimit falë provave të emisionit “Stop”.

Të Fundit