Jemi ndalur në fshatin Kaninë të Vlorës, në familjen e Mimoza Sinanajt, e cila denoncon postierin e Babicës, pasi ky i fundit i ka marrë pagesën e energjisë elektrike, por nuk e ka depozituar në llogarinë e OSHEE-së. Bëhet fjalë për 6 muaj të shpërndarë në vite në vlerën 150 mijë lekë të vjetra. Për pasojë, në dhjetor 2020, OSHEE i ka ndërprerë energjinë.Emri i punonjësit është Bekush dhe ai nuk është më në punë. Në zyrën postare të Babicës na thuhet, se nuk ka patur sistem online për pasqyrimin e pagesave dhe cdo gjë bëhej manualisht. Në zyrën e Postës shqiptare, filiali Vlorë, drejtori dhe shefi i burimeve njerëzore pranojnë, se për këtë punonjës ka patur dhe ankesa të tjera. “Stop” u interesua dhe në OSHEE dhe për rastin e zonjës Mimoza Sinanaj u njoftuam, se pagesa u bë nga posta, debia e zonjës u hoq dhe energjia u rilidh.
- +355 67 220 8888
- [email protected]