“Kanë zgjedhur të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”- Rama për situatën në Rinas: I kanë bërë llogaritë gabim

Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një mesazh të fortë për të gjithë situatën e krijuar nga bllokimi i punës në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Duke folur për atë që ai e quajti “një forcë destruktive që do të marrë peng të ardhmen”, Rama tha se “i kanë bërë llogartë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”

“Është e patolerueshme e pajustifikueshme që ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave e kjo është e dhimbshme në një kohë lufte ku cdo sekondë e minutë vlen e ne s’po lëmë sekondë e minutë pa shfrytëzuar.
Një gjë është mbase pak por e sigurtë që s’ka shans që forca destruktive, forca absolutisht të verbëra të së shkuarës që duan me cdo kusht të marrin peng të ardhmen të marrin peng këtë proces.

I kanë bërë llogaritë gabim e kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, u shpreh Rama.

Kujtojmë që nga dita e djeshme fluturimet në aeroportin e Rinasit janë bllokuar për shkak se kontrollorët kanë shpallur paaftësinë për punë dhe jan ë në negociata për kërkesat e tyre që lidhen kryesisht me çështjen e pagës që i është ulur.

Të Fundit