Kanabis në gota plastike, arrestohet kryeplaku i fshatit Kuturqare dhe shpallet në kërkim një tjetër

Kryeplaku i fshatit Kuturqare, në Elbasan, është arrestuar nga policia pasi në një banesë në fshat u gjetën disa fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Gëzim Sharra 53-vjeç me detyrë kryeplak fshati, si dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike Andon Duzha 31-vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”

Të Fundit