Kamez/ Projekti i ri le pa uje nje pjese te banoreve, nuk dalin fondet! – Stop – 9 Tetor 2020

Prej vitesh banorët e Kamzës janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKT, por së fundmi Bashkia Kamëz po investon me rrjetin e ri. Mirëpo, ky projekt ka lënë pa ujë prej një muaji, shumë familje. Arsyeja, mungesa e fondeve.Banorët shprehen, se shkojnë e mbushin me makina në Brar, Dajt apo Shingjergj, por jo të gjithë e kanë mundësinë.Për këtë problematikë pyetëm kryeinxhinierin e UKK-së, Sokol Rambi, i cili nuk thotë, se kur ka filluar dhe kur mbaron projekti, apo pse kane ngecur punimet. Por në fund ai deklaron, se nuk ka fonde, prandaj është ndërprerë investimi në këtë zonë. Megjithatë për 10 ditë, këta banorë do të kenë ujë të pijshëm në shtëpi.

Të Fundit