Kamera e fshehtë/ Stop “pushton”pa mundim institucionet e rëndësishme.

Emisioni “Stop” starton sonte me një kamera të fshehtë, që tregon, sesa të pasigurta janë instucionet tona të rëndësisë së vecantë. Siguria e tyre i është besuar një kompanie shtetërore, por rojet e objekteve punësohen në bazë të shumës së parave nën dorë dhe jo në bazë të aftësisë. Kësisoj institucionet e rëndësisë së vecantë në vendin tonë mbeten në dorë të rastësisë dhe keqbërësve. Gazetarët e emisionit “Stop” kanë mundur të “gjejnë punë” në kompaninë shtetërore të sigurisë së institucioneve dhe pas këtij hapi, kanë hyrë në një prej institucioneve të mbrojtura, duke kaluar cdo pengesë e duke u ulur deri në zyrën e drejtorit. Për cfarë afere korruptive bëhet fjalë dhe cili është institucioni i pushtuar nga emisioni “Stop”, do të mund ta ndiqni sonte në mbrëmje në orën 20.10 në ekranin e TV Klan. Për të mos u humbur puntata e parë e “Stop” për këtë sezon televiziv!

 

Të Fundit