“Kam punuar 36 vite e s’marr dot pension” qytetarja penalizohet për gabimin e institucionit

Leonora Karaj është një e moshuar, e cila ka punuar 40 vjet në shkollën “Qemal Stafa”. Kur mbushi moshën e pensionit, konstatoi, se i mungonin 2 vjet nga kontributet e sigurimeve shoqërore të pahedhura. Këto para duhet të ishin derdhur nga Drejtoria Arsimore dhe Leonora ka mësuar, se nuk është e vetmja me këtë problem. Mungesa e këtyre kontributeve, e penalizon zonjën Karaj për llogaritjen e shumës së pensionit. Institucioni punëdhënës bën deklarimet në tatime, që pasqyrohen dhe në sigurime. Por punonjësi i ish-Drejtorisë Arsimore ka hedhur gabim të dhënat e pagës, duke iu referuar listëpagesës dhe deklaratave. Tatimet i kanë bllokuar këto deklarata dhe penalitetin e ka qytetari

Të Fundit