“Kam nënën të verbër dhe djalin në shkollë”, kërkesa e Alma Kaçit për ndryshim të masës

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit. 40-vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, po kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj.

Kaçi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion.

Në një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterilizimin e qenve.

Dalja e videos në media çoi në dorëheqjen e Gjicit, e më pas në reagimin e Prokurorisë së Posaçme që urdhëroi arrest me burg për ish-kryetarin e Bashkisë akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe arrest shtëpie për Alma Kaçin e akuzuar për “korrupsion aktiv”.

Të Fundit