“Kam bërë edhe sanitaren në kopsht” edukatorja transferohet padrejtësisht nga puna – Stop
KLIPET

“Kam bërë edhe sanitaren në kopsht” edukatorja transferohet padrejtësisht nga puna

Jemi në Kavajë për problemin e edukatores Alma Teferici. Bashkëshorti i saj, Bledar Teferici, shpjegon, se gruas së tij i ka ardhur një urdhër transferimi në mes të prillit, nga kopshti numër 1 në një cerdhe në Kavajë. Zonja e ankimon vendimin e kyretarit të bashkisë dhe pas shumë peripecive, urdhri anullohet. Por pak ditë më pas edukatorja Alma Teferici, mori një shkresë, ku thuhej, se transferohej nga kopshti nr. 1 në qytet në një kopsht në fshatin Karpen, një transferim në shkelje, pa kërkesë dhe pa dëshiren e zonjës. Sikur të mos mjaftonte kjo, edukatorja në Karpen nuk ka dëshirë, që të largohet nga kopshti, ku punon dhe as ajo nuk ka kërkuar transferim.Për këtë cështje kërkuam shpjegim nga drejtoria arsimore dhe kryetari i bashkisë, por askush nuk doli të mbrojë aktin e paligjshëm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *