STOP-EMISIONI 176(SEZONI 7) 6 Maj 2022-Kavaje/Ping-pong me edukatoren, nga kopshti ne cerdhe me pas ne fshat.

Jemi në Kavajë për problemin e edukatores Alma Teferici. Bashkëshorti i saj, Bledar Teferici, shpjegon, se gruas së tij i ka ardhur një urdhër transferimi në mes të prillit, nga kopshti numër 1 në një cerdhe në Kavajë. Zonja e ankimon vendimin e kyretarit të bashkisë dhe pas shumë peripecive, urdhri anullohet. Por pak ditë më pas edukatorja Alma Teferici, mori një shkresë, ku thuhej, se transferohej nga kopshti nr. 1 në qytet në një kopsht në fshatin Karpen, një transferim në shkelje, pa kërkesë dhe pa dëshiren e zonjës. Sikur të mos mjaftonte kjo, edukatorja në Karpen nuk ka dëshirë, që të largohet nga kopshti, ku punon dhe as ajo nuk ka kërkuar transferim.Për këtë cështje kërkuam shpjegim nga drejtoria arsimore dhe kryetari i bashkisë, por askush nuk doli të mbrojë aktin e paligjshëm.

Një mace është filmuar duke hapur furrën e sobës e duke kontrolluar, se cfarë ka për të ngrënë.Bregdeti i Shëngjinit është i mbushur me plehra në prag të sezonit turistik.Shtyllat elektrike në Kukës e Sukth u ngjajnë më shumë instalacioneve artistike. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm.

Disa karroca invalidësh janë dhuruar nga qytetari Sefer Gashi me banim në Gjermani. Ai kërkon, që emisioni “Stop” t’i shpërndajë ato tek njerëz të paralizuar e të pamundur. Ne i marrim karrocat në Morinë nga Zakir Shehu.

Përfitues të karrocave u bënë Alfred Zeneli, prej tre vitesh i paralizuar nga reumatizma, dhe që nuk dilte dot nuk dilte nga shtëpia.

Artan Vogli, prej 5 vitesh i paralizuar nga tromboza.

Agron Shqalshi nga Rrësheni për vajzën e tij të paralizuar që në lindje.

Në Peqin, Artemis Islami, i paralizuar prej një viti nga diabeti.

Në Prrenjas, Baftjane Kukli, e paralizuar prej 3 muajsh nga hemoragjia celebrale.

Të Fundit