“Ka sekuestruar një të mitur”, ngacmon seksualisht gruan e djalit, hakmerret duke e paditur! – Stop
KLIPET

“Ka sekuestruar një të mitur”, ngacmon seksualisht gruan e djalit, hakmerret duke e paditur!

Sot në “Stop” trajtojmë atë, që nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjec, tregon, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin.Për arsye dokumentash, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019 martesa e saj përfundoi dhe Marsida, nënë e një djali 20 vjec dhe një vajze 11 vjec kthehet në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra 26 vjec.Marsida tregon, se u mirëprit nga familja e partnerit, por babai i tij, Leka,nisi ta ngacmonte seksualisht.Pasi Marsida nuk iu përgjigj kërkesave të tij, Leka kontaktoi me ish partnerin e saj, duke i thënë, se vajza e vogël ishte në rrezik nga i biri.Më pas Leka bëri një kallzim për Marsidën, me pretendimin, se ajo ishte trafikante e qënieve njerëzore e do të trafikonte partnerin. Kur ky pretendim u rrëzua, Marsida u akuzua për falsifikim identiteti dhe të pasaportës angleze.Prokurori hetoi dhe urdhëroi asgjësimin e pasaportës dhe 6 muaj detyrim paraqitjeje për Marsida Bunocin.

Marsida Bunoci takon prokurorin, që vendosi asgjësimin e pasaportës së saj angleze, i cili pranon, se nuk ka bërë hetime, por zonja mund të ankohet.Po kështu gjyqtari Albert Meca pranoi kërkesën e prokurorit për asgjësimin e pasaportës.Duke qenë shtetase angleze, Marsida iu drejtua ambasadës britanike në Tiranë dhe zyrës konsullore në Londër, ku i thanë, se pasaporta Angleze është pronë e Mbretereshes dhe asnjë shtet tjetër, apo institucion nuk ka të drejta mbi të.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *