“Ka mbaruar koha kur rriten pagat se kërkojnë sindikatat”, Rama s’mbështet pedagogët

Kryeministri Edi Rama nuk mbështet protestën e pedagogëve për rritjen e pagave.

Në fjalën e tij me rektorët e univesiteteve private dhe publike në vend, Rama nënvizoi se universiteti duhet ta sigurojë edhe vetë të ardhura nga tregu. Ai nënvizoi se koha kur qeveria rrit pagat ne mënyrë uniformë se kërkojnë sindikatat ka mbaruar.

“Duhet të jete shumë e qarte që bota universitare është diçka ndryshe. Universitetet nuk janë gjimnaze, nuk janë shkolla 9 vjeçare. Universiteti duhet ta ketë pjesë të vet thithjen e atë ardhurave nga tregu. Koha kur qeveria rrit pagat ne mënyrë uniformë se kërkojnë sindikatat ka mbaruar”, u shpreh kreu i qeverisë.

Të Fundit