Jep shtepine per shkolle, bashkia nuk i jep qirane

Jemi në fshatin Komar, njësia administrative Buz, rreth 20 km larg nga Memaliaj. Kemi ardhur për problematikën e qytetarit Xhemil Xhafa. Ndërtesa për të cilën bëhet fjalë, ka funksionuar si shtëpi nga viti ’88 deri në 2016-ën. Në vitin 2018 Xhemili e jep shtëpinë, për të funksionuar më pas si shkollë për nxënësit e fshatit, në këmbim të qirasë.Xhemili tregon, se në atë kohë nuk kishte lidhur një kontratë, pasi nuk kishte certifikatën e shtëpisë. Certifikata ka dalë në 2020-ën dhe ka marrë pagesën për vitin 2020-2021, por jo për 2018-2019. Pagesa, që duhet të marrë, është 50 lekë për metër katror, pra 47 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk ia jep, duke e sorollatur.Xhemili thotë, se ka vërtetim nga drejtoresha e shkollës, që e ka përdorur atë ambient si shkollë, që prej vitit 2018.Nënkryetarja e bashkisë i thotë, Xhemilit, se kanë kaluar paratë e vitit 2018, por më pas shprehet, se nuk i takojnë.Ndërsa kryetari i thotë gazetares së emisionit “Stop”, se, nuk e di, si e ka ligji dhe për këtë cështje, do të ketë përgjigje zyrtare. Ai shprehet, se nuk ka qenë kryetar, në kohën kur objekti është dhënë me qira.

Të Fundit