“Jemi përballur me 3 luftëra”, Balla: Nuk ju kemi lënë kurrë vetëm, s’do ta bëjmë as tani

Kryetari i Grupit Parlamentar, i cli së bashku me kryeministrin Edi Rama ndodhej në Mallakastër ditën e sotme bëri me dije se qeveria është përballur me 3 luftëra në 3 vitet e fundit; tërmetin, pandeminë dhe që prej 24 shkurtit luftën në Ukrainë. Ai bëri me dije se edhe pse tërmeti ishte larg Mallakatrës, ishte një ngjarje që preku gjithë Shqipërinë.

Balla: Rindërtimi është një prej projekteve madhore që na bën të ndihemi krenarë. E dyta është pandemia, ne nuk lamë asnjë vetëm. E treta është lufta në Ukrainë. Siç bëmë në dy luftërat e tjera, edhe në këtë luftë nuk do lëmë asnjë vetëm. Mallakastra është tokë e bekuar sepse ka naftë e vaj poshtë, por ka edhe vaj lart. Ne do bëjmë gjithçka që të sigurojmë tregje për vajin, por mos harrojmë që duhet t’i certifikojmë prodhimet tona. Ne nuk ju kemi lënë vetëm në asnjë përballje. Edhe në këtë luftë nuk do t’i lëmë vetëm. Lufta sapo ka filluar, efektet sapo kanë filluar.

Balla theksoi se duhet të jemi të bashkuar për të fituar çdo luftë.

Të Fundit