“Jemi bërë gati”, Balla: Më 14 maj do fitojmë 61 bashki

“Territorialja” ka nxitur debate në sallën e Kuvendit pasditen e kësaj të hëne mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Foltorja pranoi se për sa i përket raporteve të prezantuara nga të dyja palët ka çështje që duhen rishikuar. Ndërsa për sa i përket akuzave të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, se raporti i prezantuar nga PS-ja ka mangësi, Balla tha se nuk është e vërtetë.

Kryetari i Grupit theksoi se ajo që ka rëndësi të kuptohet nga qytetarët, është që çdo qindarkë e të ardhurave të shkojë për përmirësim shërbimesh dhe jo për punësim. Revolucioni digjital, sipas Ballës ka përmirësuar edhe qeverisën vendore duke bërë të mundur lehtësimin e marrjes së shërbimeve.

Balla: Sot në Shqipëri 95% të të gjitha shërbimeve mund t’i marrësh online. Në vitin 2013 kishim 50 mijë të regjistruar në platformë, ndërsa sot kemi 2.7 milion shqiptarë të regjistruar në e-Albania. Janë kthyer 27 milion përgjigje për shërbime publike.

Ai theksoi se falë teknologjisë është reformuar tërësisht marrëdhënia e qytetarit me shtetin.

Të Fundit