“Je nje hajdut i korruptuar” italiania “demaskon” prokurorin Kasaj

Pak javë më parë u ndalëm në rastin e një familje italiane, që ka mbetur e bllokuar në Gjirokastër për shkak prokurorit Emëror Kasaj, i cili ka lënë në arrest shtëpie kryefamiljarin.Historia nisi me vjehrrën e kryefamiljarit, zonjën Maicol Sacchi, e cila kishte marrë një rulotë me qira dhe udhëtonte së bashku me vajzën e saj, dhëndrin dhe 4 fëmijët e mitur të çiftit.Por pasi kishte kaluar në disa shtete, ruloti ndalohet në Shqipëri me dyshimin, se mjeti i marrë me qira, mund të shitej në vendin tonë. Pas këtyre dyshimeve nuk u arrestua zonja, që kishte marrë me qira rulotin, por dhëndri i saj, i cili nuk kishte asnjë dokumentacion, që e lidh me mjetin, madje as patentë.Chiara Sacchi, e ka ndalur prokurorin Emëror Kasaj dhe i shfaq revoltën e saj, duke i thënë, se është i korruptuar dhe po i shkatërron jetën.Në këmbim Chiara Sacchi thotë, se nuk do i ndahet prokurorit Kasaj, derisa drejtësia të shkojë në vend.

Të Fundit