“Jam në mbledhje” kryetari i bashkisë gënjen gazetarin, del blof vetëm në zyrë!

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e “Stop”, në Bashkinë e Kucovës shpesh janë organizuar tendera për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacake të qytetit, shërbim, që prej vitesh i është dhënë privatit.

Një denoncues anonim na tregon, se ky tender është bërë fiktiv dhe paratë nuk janë investuar për qëllimin, që janë dhënë.Nga ana tjetër qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.Gazetari i “Stop”gjeti vendin, ku duhet të trajtoheshin qentë endacakë, sipas dokumenteve të tenderit. Por në ambientin e caktuar, në fshatin Gorre të Kucovës, nuk ka asnjë qen dhe asnjë kusht për trajtimin e qenve.Gazetari bisedoi edhe me personin, të cilit i kanë marrë ambientin me qira.Ai përforcon faktin, se nuk ka pasur kurrë qen në këtë ambient.Kryetari i bashkisë, Kreshnik Hajdari shmanget për të dhënë shpjegime, e më pas thotë, se nuk është në dijeni të këtij tenderi.

Të Fundit